“Besëlidhja është rikuperuar”, Hepaj: Kemi nxjerrë mësime nga gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 14:22

“Besëlidhja është rikuperuar”, Hepaj: Kemi nxjerrë mësime nga gabimet

Nën drejtimin e Nikolin Çoçllit, Besëlidhja vijon stërvitjen intensive. Ndërprerja e kampionatit i ka dhënë mundësi trajnerit që të organizojë një minifazë përgatitore.

Beselidhja-goli

Vetëm dy ditë më parë, lezhjanët luajtën një miqësore me Vllaznia U-21. E fituan minimalisht dhe golin e ka shënuar Samet Hepaj. Mesfushori, për “Panorama Sport”, deklaroi: “Ka mbi dhjetë ditë që është ndërprerë kampionati. Kjo na ka mundësuar që të zhvillojmë një minifazë njëmujore, që do të na shërbejë për të rikuperuar si energjitë ashtu edhe përmirësuar stilin tekniko-taktik. Pozicioni në të cilin ndodhet në tabelë Besëlidhja është për të ardhur keq pasi rrallë e ka njohur. Gjithsesi, duhet ta pranojmë realitetin dhe nga kjo të nxjerrim mësime për të ardhmen.

Edhe pse renditemi në zonën e kuqe nuk kemi hendeqe përpara deri tek ekipet e gjysmës së parë të tabelës, kjo na mban gjallë në luftën tonë drejt objektivave. Gjatë kësaj pauze të kampionatit po stërvitemi intensivisht për të riparuar gabimet e deritanishme dhe kjo po funksionon mjaft mirë. Të mërkurën zhvilluam një miqësore ndaj Vllaznia U-21 në Shkodër duke e fituar atë me shifrat 1-0. Më tepër se fitorja na kënaqi loja që zhvilluam, ndaj jam optimist se jo vetëm do ta harrojmë mbijetesën, por do të luftojmë për të frikësuar ekipet e kreut”.

LOJA E BOTËRORIT, risia e “Panorama Sport “ ju bën edhe ju fitues të Kupës së Botës me çmime fantastike

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"