Besa “zgjohet” në limite, vijnë 2 futbollistë të rëndësishëm/ Apeli i Maganit: Mësoni të fitoni kundër padrejtësive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 23:57

Besa “zgjohet” në limite, vijnë 2 futbollistë të rëndësishëm/ Apeli i Maganit: Mësoni të fitoni kundër padrejtësive

Besa “zgjohet” në limite të merkatos. Pas portierit Mustaf Abdullahu, kanë ardhur dy afrimet e radhës te kavajasit. Klubi ka siguruar zyrtarisht shërbimet e Armenis Kukajt dhe Angjelo Radovanit. I pari është qendërmbrojtësi 25-vjeçar nga Kopliku, një njohje e vjetër e Besës.

besa

Dy vite më parë ai ishte pjesë e verdhezinjve, ndërsa kohët e fundit rezulton pushim (të paktën në sistem). I dyti është 21-vjeçari Anxhelo Radovani. Shkodrani luan në sulm dhe vjen pas një eksperience 6-mujore në Mal të Zi. Ata i janë bashkuar që dje ekipit në stërvitje dhe do të jenë të gatshëm gjatë gjithë fazës së dytë të këtij edicioni.

BESA AFRIMET

ANALIZA – Nëse të hënën ekipi zhvilloi normalisht seancën stërvitore, të martën Gugash Magani zhvilloi një minianalizë post-Burreli. Trajneri këtë herë preferoi që atë ta zhvillonte në mesin e fushës dhe jo me dyer të mbyllura. Ai përgëzoi ekipin për lojën, ndërsa rikujtoi edhe episodet që i dëmtuan. E megjithatë, ka edhe një kërkesë për ekipin.

MAGANI

“Në një ndeshje futbolli gjithçka luhet për 1 ose 2 gola maksimumi… Më pëlqyet veçmas pjesën e parë ku duhet të kishit shënuar. Nuk është faji juaj që shënuat e gjyqtari anuloi golin, apo ai 11-metërsh klasik që na u mohua. Por kjo nuk do të thotë se duhet të pajtohemi kurrsesi me lënien e pikëve. Kemi grup shumë më të mirë se Burreli, por në fund nuk morëm atë që dhamë, e merituam. Gara sa vjen bëhet më e fortë e ku interesat e ekipeve do të përplasen fort.

Përgatituni që përsëri të na ndodhë të dënohemi me qëndrime të tilla. Po ne çfarë duhet të bëjmë? I keni të gjitha cilësitë, qetësinë, kualitet në ekip të administroni sa më mirë këto situata. Nëse na mohohet një gol, duhet e mund të mos tulatemi, por të marrim dyfish forcë për të realizuar gol tjetër. Vetëm kështu do t’ia dalim.

Bie fjala do të pësojmë gol padrejtësisht, të rrimë të ankohemi? Jo, duhet të bëjmë lojën tonë dhe kam besim se nëse vërtet bëjmë atë që bëjmë çdo ditë në stërvitje, nuk ka gjyqtar që mund të na mundë. Ju kuptoj se njerëz jemi dhe irritoheni, por arma që vlen në këto raste është ruajtja e qetësisë”, tha trajneri mes të tjerash në analizë.

FERIZ FERIZAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"