Besa shton konkurrencën në portë, Bici kalon dëmtimin dhe karikon ekipin para Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 21:57

Besa shton konkurrencën në portë, Bici kalon dëmtimin dhe karikon ekipin para Kastriotit

Bujar Bici ka kaluar dëmtimin dhe është i gatshëm për Besën. Të dy portierët e skuadrës kavajasve, Donart Ahmeti dhe Bujar Bici kanë ardhur nga Kosova. Për Bicin, vlera më e madhe e kësaj Bese qëndron te konkurrenca që tashmë ka në ekip. Për “Panorama Sport” Bici u shpreh: “Forca e këtij ekipi qëndron te konkurrenca që trajneri Pashja ka futur në ekip.

bujar bici besa

Jemi të gjithë të rinj dhe pa përvojë në ligat profesioniste, ndaj ardhja te Besa është një hap i madh për secilin prej nesh. Kam qenë i dëmtuar dy javë dhe e kam vuajtur jo pak këtë gjë. Tani jam mirë dhe i gatshëm të tregoj vlerat e mija sapo të më jepet rasti. Sfida me Kastriotin? Në këtë takim mungon sulmuesi Ba, i cili në dy ndeshjet e para tregoi se çfarë vlerash ka.

Më vjen keq që nuk do të jetë ndaj Kastriotit. Nuk do të jetë e lehtë, por ajo që më bën optimist mbetet fakti se Besa ndaj kujtdo ekipi arrin të dalë pastër para portave kundërshtare dhe jo vetëm një herë. Defekti i vetëm yni, mendoj mbetet finalizimi. Këtë gabim bëmë edhe ndaj Bylisit, ku në dy raste flagrante e falëm Kundërshtarin. Besoj se ndaj Kastriotit nuk duhet të shpërdorojmë raste të pastra, pasi dihet fati si e pësuam me Bylisin. Besoj fort se Besa nuk del e mundur nga Kastrioti”.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"