Besa me probleme dëmtimesh, tre lojtarë në dyshim për ndeshjen kundër Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 14:15

Besa me probleme dëmtimesh, tre lojtarë në dyshim për ndeshjen kundër Elbasanit

Në momentin më jetik të sezonit, Besa është e detyruar të vuajë mungesat e titullarëve. Në 3 javët e fundit ndaj Kastriotit, Vorës e nesër kundër Elbasanit, stafi teknik nuk e ka të plotë grupin. Ndaj Vlorës munguan Spahiu e Kapo, por veç tyre kundër Elbasanit në dyshim është dhe qendërmbrojtësi Abdullai.

besa duke festuar

I vetëm mbetet qendërmbrojtësi Ramilli, kështu që trajneri Fidaim Haxhiu duhet të improvizojë nesër në qendër. Duke ditur mungesat dhe forcën e Elbasanit, verdhezinjtë duken të pafat. Në seancën e djeshme nuk u stërvitën me grupin Spahiu, Kapo e Abdullai. Pas disa ndërhyrjeve në terren, mësohet se tashmë fusha e stadiumit të Luzit është gati dhe Besa do të presë aty Elbasanin. Pritet që në ndihmë të ekipit të jetë edhe mbështetja e madhe e tifozëve kavajas.

Besa e nisi fazën e tretë me shpërfytyrim, kryesisht në pjesën e dytë të takimit në Vorë ku pësoi tre gola. Tani Besën e pret një kalendar “ferri”, ku nesër do të përballen si pritës me Elbasanin dhe javën tjetër do të udhëtojnë drejt Ballshit. Kthimin në “normalitet” të kalendarit, për ironi të fatit Besa do ta ketë në derbi me Luzin 2008. Deri atëherë, kavajasit do të tentojnë të marrin diçka nga dy duelet me Elbasanin e Bylisin.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"