Besa godet në merkato, skuadra kavajase afron talentin që u shpall kampion me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2023 | 19:20

Besa godet në merkato, skuadra kavajase afron talentin që u shpall kampion me…

Besa godet në merkato, duke afruar në skuadër talentin pogradecar, Arbri Pengu, i cili i bashkohet ekipit kavajas të trajnerit Pashja si një përforcim i rëndësishëm. Lojtari që sezonin e kaluar ka luajtur në Maqedonine e Veriut me ekipin kampion te Strugës, ka vendosur të rikthehet në futbollin shqiptar, teksa më herët ka qenë pjesë e Pogradecit dhe Bylisit. 

STRUGA

Për Pengun, në këtë merkato vere ka qenë i interesuar dhe Skënderbeu, por 20-vjecari ka zgjedhur Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë edhe për të qenë titullar me këtë skuadër dhe për të parë më shumë minuta.  

Pengu-Pere

Në fund të këtij sezoni, nga Struga është larguar edhe Miklovan Pere, i cili këtë sezon do te luajë me Elbasanin ne te njëjtën kategori ku do te luajë edhe Pengu. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"