Besa fut “ujë”, Elbasani i shënon gjashtë gola në miqësore kavajasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 12:00

Besa fut “ujë”, Elbasani i shënon gjashtë gola në miqësore kavajasve

Dështon eksperi menti i Besës. Pë son jo pak, por gjashtë gola nga Elbasani. Ka shkuar si mos më keq miqësorja e së shtunës për kavajasit, një ndeshje që e shfrytëzuan për të bërë prova me mungesat. Gugash Magani e ndërtoi formacionin në funksion të javës së 21-të (që verdhezinjtë e luajnë në Lushnjë), duke mos përfshirë pesë të pezulluarit.

elbasani

E megjithatë kuptuan se nuk janë kurrkund pa Dobjanin në portë, Ramillin në mbrojtje, Sulovarin në mesfushë dhe Hoxhën e Onuh në sulm. Skuadra e Gentian Stojkut stërviti “shënjestrën” në sfidën e luajtur në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.

Në pjesën e parë shënuan plot katër herë me Gavën, Hyskën, A.Kasën dhe Peqinin, ndërsa në të dytën Peqini shënoi edhe një dopietë, duke realizuar tre gola ndaj ish-skuadrës së tij. Miqtë nuk dolën asnjë moment në lojën e tyre, në një kohë që përballë kishin një skuadër që militon në Kategorinë e Dytë.

E megjithatë, një diferencë e tillë nuk u pa për asnjë moment në fushë.

NDESHJA – Loja nis e qetë, me lojtarët që mundohen më shumë të qarkullojnë topin dhe të studiojnë lojën e njëritjetrit.

Gjithsesi, vendësit duken më kërkues dhe arrijnë të kalojnë në avantazh me anë të kapitenit Orgest Gava. Verdheblutë marrin zemër dhe arrijnë të kontrollojnë situatën, duke shënuar të dytin me anë të Gëzim Hyskës.

Nga ana tjetër, Besa has vështirësi në lojë dhe në ato mundësi që kanë nuk tregohen të saktë para Totoshit. Arsen Kasa trefishon shifrat, duke futur në kasafortë fitoren në këtë miqësore, ndërsa për të mbyllur përfundimisht hesapet mendon një “ish” si Jurgen Peqini, i cili i siglon shifrat në 4-0 pjesën e parë.

Pas pushimit, Stojku dhe Magani bëjnë lëvizjet në formacion, duke aktivizuar edhe lojtarët e tjerë që kanë në dispozicion. Gjithsesi, janë elbasanasit më kërkues në lojë dhe ia dalin të shënojnë edhe dy herë të tjera, sërish me Peqinin, i cili e mbyll këtë sfidë me një “hat trick” kundër ish-skuadrës së tij.

Një fitore që për elbasanasit vlen shumë në aspektin moral përpara ndeshjes me Butrintin në Sarandë, ndërsa Besa tregoi se pa lojtarët titullarë nuk është ajo skuadër që pritet.

132

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"