Besa fitoi miqësoren me Vorën, Magani: Vlen shumë, qëllimi ynë kryesor ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 15:36

Besa fitoi miqësoren me Vorën, Magani: Vlen shumë, qëllimi ynë kryesor ishte…

Besa dhe Vora janë takuar dje, për të luajtur të parën miqësore. Në stadiumin e ri të vorakëve, ishin miqtë që fituan.

MAGANI

Mjaftoi ai gol i Redi Veriut në të 23-ën minutë, për të vendosur gjithçka.

Trajneri i Besës e vlerëson miqësoren si të vlefshme dhe nuk i referohet rezultatit.

Pas ndeshjes, Gugash Magani deklaroi: “Kjo miqësore në këtë fazë pushimi, vlen shumë. Futëm në fushë të gjithë lojtarët, që ishte dhe qëllimi ynë kryesor në këtë takim, në mënyrë që të gjithë lojtarët të marrin minutazhin e nevojshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"