Besa e nis me humbje fazën e tretë, kavajasit rrezikojnë “play out”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 16:34

Besa e nis me humbje fazën e tretë, kavajasit rrezikojnë “play out”-in

Besa u mund edhe në startin e fazës së tretë, këtë herë thellë e pastër në Vorë. Kjo ishte humbja e tretë radhazi, duke e lënë ekipin në një pozicion mjaft të vështirë, ku rrezikon seriozisht zonën “play out”.

BESA TOMORI

Besën e presin dy sfida “ferri” njëra pas tjetrës, fillimisht me Elbasanin e më pas do të udhëtojë drejt Ballshit. Teorikisht janë dy takim në të cilat verdhezinjtë do ta kenë shumë të vështirë. Në Vorë, për çudi ekipi shfaqi të njëjtat dobësi, që nga dhuratat e mbrojtësve në favor të sulmuesve miq e pastaj edhe shpërdorimi i rasteve për shënim.

Dabo edhe i riu Mehmeti i patën mundësitë të shënonin, si dhe dy golat e parë u dhuruan topat nga mbrojtësit për sulmin e Vorës. Trajnerit Haxhiu i del një detyrë e vështirë përpara. Ajo që pritet dhe duhet bërë është sakrifica më e madhe në fushë e lojtarëve, të cilët duhet ta justifikojnë kujdesin e presidentit Bizhdili dhe bashkisë.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"