Besa-Apolonia u mbyll pa fitues, flasin dy trajnerët/ Pashja: Goli po bëhet makth . Rodriges: Gjyqtar si ky nuk kam parë kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 19:16

Besa-Apolonia u mbyll pa fitues, flasin dy trajnerët/ Pashja: Goli po bëhet makth . Rodriges: Gjyqtar si ky nuk kam parë kurrë

Nuk ka fitues në Besa-Apolonia. Një pikë që nuk kënaq asnjërën. Kavajasit kanë shpërdoruar aq shumë dhe “mbreti” ishte Xhebrahimi, që pati një mori rastesh. Në anën tjetër, fierakët mund të kishin marrë pikët e plota nëse Asllanaj do ta shfrytëzonte penalltinë e minutës së 64-t.  Pas ndeshjes , për “Panorama Sport” u prononcuan të dy trajnerët, Pashja i Besës dhe Rodriges i Apolonisë.

pashja rodrigues

Pashja: Goli po bëhet makth

Për lojën nuk ka rezerva, por kur vjen puna te goli e zë edhe atë stresi. Lorenc Pashja pas ndeshjes, deklaroi: “Ishte ndeshja që kemi interpretuar më mirë. Dominuam lojën në çdo drejtim. Patëm raste flagrante shënimi me Xhebrahimin, por përsëri në mënyrë fatale nuk shënoi. Vetëm goli nuk erdhi dhe ende jam i mërzitur. Të luash fort, krijosh dhe të mos fitosh…?! Goli po na bëhet makth. Pres çdo ndeshje që kjo të korrigjohet, po nuk po ndodh”.

Rodriges: Gjyqtar si ky nuk kam parë kurrë

Jeraj Rodrigues ishte tejet i irrituar me gjyqtarin, aq sa na kërkoi leje për t’u qetësuar. Sapo mblodhi veten, trajneri u prononcua për gazetën: “Kurrë nuk kisha parë një gjyqtar të tillë, që nuk të lë të luash futboll normal, me faulle të paqena. E kishim të pamundur të luanin normalisht teksa në çdo aksion ai i binte bilbilit. Kurrë s’më kishte ndodhur më parë. Flas jo vetëm për Apoloninë, por edhe me Besën ndodhi e njëjta gjë. Duke u kthyer te loja jonë, mund të them se nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Në të dytën treguam se dimë të luajmë mirë dhe fituam atë 11-metërsh, por dyshoj se portieri vendës lëvizi para kohe dhe duhej të rigjuhej. Për mua lamë dy pikë”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"