Bëri se*s me yllin e Çelsit dhe pastaj u fiksua pas tij, modelja 22-vjeçare rrezikon burgun se “tmerroi dhe traumatizoi” futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 22:03

Bëri se*s me yllin e Çelsit dhe pastaj u fiksua pas tij, modelja 22-vjeçare rrezikon burgun se “tmerroi dhe traumatizoi” futbollistët

Një modele angleze rrezikon të burgoset pas një historie që kishte me yllin e Anglisë, Mezon Maunt. 22-vjeçrja Ola Sloan është paraqitur para gjykatës duke u përgjigjur për akuzat që i ka bërë futbollisti, si dhe bashkëlojtarë të tij, të cilët janë tmerruar nga mesazhet që u çonte pasi ajo ishte bërë plotësisht e fiksuar.

fdgdfdgdgdgdg

Gjithçka kishte nisur në një festë në shtëpinë e Ben Çilluell, me historinë që më pas kishte përfshirë Maunt, por edhe Billi Gilmor, të gjithë futbollistë të Çelsit asokohe. Maunt, i cili kishte dëshmuar në gjyq, pranoi se kishte mbetur i tmerruar nga sjellja e modeles, i frikësuar se ajo mund t’i vinte në shtëpi apo të shfaqej në stërvitje. Gilmor, i cili u transferua te Brajton vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë, nga mesazhet e kërcënimet që kishte marrë, kishte mbetur i traumatizuar dhe nuk mund të flinte.

sdfsdfsdfsdfsdf

Çilluell kishte ftuar në shtëpi një shoqe të sajën dhe ajo i ishte bashkuar festës, ku ishte njohur me Maunt. Prokurorët e çështjes konfirmuan se ajo dhe Maunt kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa më pas kishte pasur komunikim mes tyre për rreth 6 muaj. Maunt më pas kishte ndërprerë lidhjen, duke mos dashur ta vazhdonte më tej por modelja kishte insistuar që ata të qëndronin bashkë.

Edhe pse futbollisti kishte bllokuar numrin e saj, ajo kishte blerë vazhdimisht numra të tejrë, 21 të tillë, duke e bombarduar me mesazhe dhe kërcënime. “Unë mësova rreth Metani, Esme dhe më shumë… Do të zbuloj gjithçka”, shkruante ndër të tjera ajo. Më pas, Ola kishte hapur edhe faqe në Instagram duke postuar foto të tij me femra të tjera, shokët e tij, apo edhe familjarë.

Edhe Çilluell pa të publikoheshin foto të tij me gra të tjera në këtë profil në rrjetet sociale. Ndërsa Gilmor, i cili kishte marrë vazhdimisht mesazhe prej saj pas festës ku të gjithë ishin njohur me modelen, kishte shfaqur shqetësime edhe te klubi i Brajtonit, i cili në një periudhë kohe i kishte vënë edhe roje sigurie. Sloan duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për pretendimin e rremë se kishte mbetur shtatzënë me mesfushorin e Brajtonit.

Sloan pranoi fajin për akuzën e ngacmimit pa dhunë ndaj Çilluell dhe “stalking” ndaj Maunt dhe Gilmor. Sipas gjykatës, ajo rrezikon burgun për secilën nga akuzat.

sadsdasdasdasdadas sdfsdfsfdsfsdfsfd assdasdasdadsadasds sdffssfsfsdfsfdsf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"