Bergomi analizon ndeshjen Ren-Milan: Joviç i zoti, por s’duhet të jetë titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 16:02

Bergomi analizon ndeshjen Ren-Milan: Joviç i zoti, por s’duhet të jetë titullar

Bepe Bergomi ishte në koment të ndeshjes së Milanit ndaj Ren, por më pas analizoi edhe sfidën. Ish-mbrojtës i Interit u fokusua te paraqitja e Luka Joviçit që shënoi, por edhe shkaktoi një penallti që mund t’i ishte hapur shumë punë Milanit.

Bergomi

“Kam parë shumë ndeshje të Frankfurtit, i komentoja dhe mendoja se ishte e jashtëzakonshme ajo që Joviç bënte. Pastaj u fut në telashe, sidomos pas transferimit te Reali. Ka pasur gola këtë vit, por kur? Kur futet, kur çiftohet me një sulmues tjetër, kur ka rikuperim për të bërë… Kur e nis nga fillimi, vështirësitë për të ekzistojnë e u panë edhe ndaj Renit. Vërtetë shënoi, por rrallë ishte pjesë e manovrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"