Benzema përplaset me Deshamp: Gënjeshtar, do të flas shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2023 | 17:55

Benzema përplaset me Deshamp: Gënjeshtar, do të flas shpejt

Kapiteni i Realit të Madridit dhe ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Karim Benzema, ka shfryrë kundër trajnerit të “Les Blues”, Didie Deshamp. Gjatë një interviste të dhënë për francezen “Le Figaro”, Deshamp deklaronte se marrëdhëniet mes tij dhe Benzemasë ishin korrekte, por mungesa e kapitenit të Realit në Botëror ishte për shkak të dëmtimit.

deshamp benzema

Kaq ka mjaftuar që Karim Benzema të shpërthejë kundër trajnerit të Francës, duke i cilësuar të gënjeshtërta fjalët e tij. Duke përdorur profilin e tij në “Instagram”, Benzema ka shkruar: “Çfarë guximi! Ku e gjen këtë guxim?!” Mesazhin e tij, Benzema e ka shoqëruar dhe me ikonën e një fytyre klouni.

Ai nuk është mjaftuar me kaq. Benzema ka postuar një video ku shfaqet një burrë, i cili duke iu drejtuar kamerës thotë: “Gënjeshtar! Ti gënjen, një gënjeshtar i vërtetë. Po, një gënjeshtar i madh”. Për më shumë, Benzema ka reaguar edhe dje, duke nënvizuar se shumë shpejt do të flasë hapur për atë çfarë ndodhi me të në kampionatin botëror në Katar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"