Benito Çulli: Luftëtarin nuk e refuzoj, por jam i kushtëzuar nga objektivat e drejtuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 17:35

Benito Çulli: Luftëtarin nuk e refuzoj, por jam i kushtëzuar nga objektivat e drejtuesve

Luftëtari nuk ia doli sërish që të ngjitet në Kategorinë e parë, ndonëse në sezonin e fundit ishte shumë pranë arritjes së objektivit. Kështu që Gjirokastritët edhe në edicioni 2024-2025 do të militojnë në Kategorinë e Dytë.

benito culli luftetari

Benito Çulli, një nga më të spikaturit e bluzinjve në sezonin e fundit, në lidhje me situatën dhe të ardhmen për “Panorama Sport” u shpreh: “Besoj se kemi bërë një sezon të mirë, edhe pse e kryesuam  bindshëm garën për shumë javë. Futbolli kështu e ka, nuk të jep gjithnjë atë që prodhon në fushë. Barazimi 1-1 me Pogradecin na ‘vrau’ psikologjikisht. Në ndeshjet e ‘play off’-it dhamë më të mirën. Nuk ia dolëm ndaj Besës, që ishte më cilësore sesa ekipi ynë.

E ardhmja? Kontrata me Luftëtarin ka përfunduar. Jam në pritje të ofertës konkrete nga një ekip i Kategorisë së Parë. Për momentin jemi në fazë interesimi, prandaj nuk mund ta bëj të ditur emrin për shumë arsye. Gjithsesi, Luftëtarin nuk do e refuzoja, gjithnjë të kushtëzuar nga objektivat e drejtuesve”. Çulli shënoi katër gola për Luftëtarin në sezonin e fundit në Kategorinë e Dytë. Mbetet për të parë në vazhdim se cili do të jetë projekti i ri i drejtuesve të klubit për Luftëtarin e sezonit 2024-2025.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"