Bellingam mësohet me gjyqtarët dhe “qep” gojën, asnjë protestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 19:51

Bellingam mësohet me gjyqtarët dhe “qep” gojën, asnjë protestë

Kartonët e shumtë të marrë,  të verdhë e të kuq,  për protesta duket se kanë nisur të kenë efekt te Xhud Bellingam.

bellingam

Dhe kundër Bilbaos ai ka pasur disa momente të diskutueshme, duke shfaqur pakënaqësi ndaj vendimeve të gjyqtarit Arberola Rohas. Por në ndryshim nga herët e tjera, gjatë ndeshjes kundër Bilbaos ai ka vendosur të heshtë. Asnjë protestë, vetëm një shenjë e kapur nga kamerat si për të treguar “se e kam qepur gojën”.

Fakt që i ka rënë në sy dhe Ançelotit: Protestat “Bellingam ka mësuar të kuptojë gjyqtarët”, tha Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"