Bellingam i pandalshëm thyen një tjetër rekord të Ronaldos, askush si anglezi në radhët e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 21:57

Bellingam i pandalshëm thyen një tjetër rekord të Ronaldos, askush si anglezi në radhët e Realit

Xhud Bellingam vazhdon të shkruajë historinë në radhët e Real Madrid edhe pse ka vetëm pak muaj pjesë e këtij klubi. Lojtari anglez, ndonëse luan mesfushor, ka marrë rolin e golashënuesit në radhët e ekipit spanjoll me shifra mbresëlënëse që po thyejnë rekorde radhazi .

sadsasdsadsadsadsadads

Sot, ndaj Kadiz, ishte ndeshje e tij e 15 zyrtare në radhët e Realit dhe ai e festoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar golin që vulosi fitoren 3-0. Ky ishte goli i tij i 14 me Real Madrid, duke qenë futbollisti i cili ka realizuar më shumë të tillë në 15 ndeshjet e tij të para zyrtare me “los blancos”.

Rekordi i mëparshëm i përkiste një tresheje që ka bërë histori në epoka të ndryshme me këtë klub: Kristiano Ronaldos, Alfredo Di Stefanos dhe Pruden, të cilët janë ndalur në kuotën e 13 golave në 15 ndeshjet e para. Një tjetër legjendë si Ferenc Pushkash, ia doli të shënonte vetëm 11 gola në të njëjtin numër ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"