“Bekaj dha më të mirën, Rexhepi duhet të bënte më shumë”/ Memelli në “Panorama Tv”: Tirana doli e fituar nga derbi, ja ku gaboi Kolela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 22:23

“Bekaj dha më të mirën, Rexhepi duhet të bënte më shumë”/ Memelli në “Panorama Tv”: Tirana doli e fituar nga derbi, ja ku gaboi Kolela

Ish-futbollisti i njohur Migen Memelli ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për derbin e luajtur ditën e djeshme. Ai analizoi të dyja ekipet e qytetit, Tiranën dhe Partizanin.[p][p]

“Amosfera, përgatitjet ishin shumë mirë, por nga ajo çka u dha në fushën e lojës nga të dyja skuadrat nuk ishte më e mira. Tirana kishte disavantazhe, sidomos ajo e Hasanit, ishte mungesë arme për Shehin, edhe Behiratçe ashtu si të tjerët, Tirana vinte në këtë ndeshje që i shkonin përshtat të dyja rezultatet, Partizanit i duhej fitorja me patjetër, derbi ishte qershia mbi tortë, do ta kishin më të thjeshtë për të vulosur kreun.

Partizani ka humbur dhe Bitrin, ai do ti bënte punë deri në fund të sezonit. Të dyja skuadrat kanë avantazhet dhe disavantazhet e saja. Tirana ka portierin më të mirë, Visar Bekajn i cili është një pikë kyçe. Partizani ka Rexhepin i cili ka pasur shumë oshilacione. Bardheblutë e menaxhuan lojën mirë, të kuqtë u rreshtuan si një skuadër që kërkonte të mbronte rezultatin pas golit, ndryshoi dhe skemën, ndryshimet që bëri Kolela ishin pak të shpejta në kohë, duhet ti kishte dhënë më shumë kohë Mba.

Kur vjen me shumë mungesa, nuk ke alternativa, prandaj Tirana bëri pak zëvendësime. Partizani vinte më i plotë. Da Silva dhe Mba nuk mund të ndroheshin shpejt, ky i fundit i jep frymë dhe oksigjen skuadrës. Unë sjam askushi për të thënë që ka gabuar, por Da Silva ose Mba duhet të luanin 90 minuta.

Unë mendoj se Bekaj bëri më mirë, dhe Rexhepi më pak. Kur është bërë gjuajtja e parë, janë dy futbollistët Telushi dhe ai tjetri i Tiranës që vrapon dhe i pengon rrezen, koha e veprimit është i pakët pavarësisht se dikush mund të thotë që ishte në mes të portës, besoj që në këtë pikë pati edhe pak siguri, tifozët po godisnin me shashka, u humb dhe niveli i përqëndrimit.

Hasani është një pikë reference për Tiranën, ka garanci në sulm është lojtar me karakter, jep asiste, shënon gola. Tirana ka dalë e fituar nga ky derbi, do të duhet të shohim ndeshjet e ardhshme.

Vllaznisë do ti duhen pikët ndaj Partizanit, kjo është një javë shumë e rëndësishme. Gjithmonë njëri kamp është më i zhgënjyer se tjetri, sidomos kur Partizani duhet të mbronte rezultatin. Çdo gjë ka kohën e vet, nostalgjia na kthen mbrapa, fuqinë dhe moshën nuk e kemi më. Nuk kam ndonjë dëshirë, të dyja skuadrat kanë qenë në garë, logjikisht më duhet ta shpreh që dhe nga organika, duhet të fitojë më i miri”, deklaroi ai në “Panorama Tv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"