“Bëhu engjëll dhe më drejto nga lart”/ Alert Alcani në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 13:08

“Bëhu engjëll dhe më drejto nga lart”/ Alert Alcani në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Ish-trajneri i Tërbunit tashmë drejtori teknik i Besëlidhjes Alert Alcani ka humbur babain e tij. Përmes një postimi në rrjetin e tij social ai ka njoftuar se i ati është ndarë nga jeta.

 

“Më preve krahët bab. Më prishe ritmin e jetës. Nuk kam fjalë, nuk gjej dot si ta përshkruaj këtë dhimbje. Të kisha shok, të kisha shpirt, zemër, pse ma bëre këtë. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Bëhu engjëlli jonë atje lart dhe më drejto nga lart. Do më mungosh bab”, shkruan Alcani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"