Befasoi Kukësin në Kupë, trajneri i Maliqit: Nuk është objektivi ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 16:49

Befasoi Kukësin në Kupë, trajneri i Maliqit: Nuk është objektivi ynë

Egli Malësija nuk e fsheh kënaqësinë e barazimit me Kukësin. Trajneri i Maliqit i ka bërë elozhe ekipit.

malesia

“Jam i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e lojtarëve, pasi krijuan raste dhe rezistuan si duhet. Në fushë ishin lojtarë që nuk kishin pasur shumë minuta në kampionat dhe ata bënë maksimumin, duke ma bërë kështu edhe më të vështirë zgjedhjen e formacionit në ndeshjet e radhës. Kupa nuk është në objektivat tanë, por ky rezultat është për moral”, deklaroi Malësija për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"