BASTET/ Siti, favorit për të triumfuar në finalen e Stambollit! Milani skuadra me më pak shanse
Mes Pep Guardiolës dhe triumfit të shumëpritur në Ligën e Kampioneve, është një rival shumë i vështirë si Bajerni i Mynihut. Por kompanitë e basteve i kuotojnë kampionët e Anglisë si favoritë për të triumfuar këtë sezon në Champions (koeficienti 3.4).
Gjashtë herë kampionët e Europës, Bajerni i Mynihut, është gjithashtu një rivale serioze për trofeun e saj të 7-të, ndërsa koeficientet e shohin pak më poshtë Mançester Sitit (5). Shanset që në finale të jetë një skuadër italiane janë 75%.
Napoli ëndërron me koeficientin më të ulët nga klubet Serisë A, ndërsa shumë larg kryesuesve të kampionatit italian renditen dy ekipet e tjera të Milanos, Interi dhe Milani. Zikaltrit kuotohen me koeficientin 16, ndërsa kuqezinjtë me 20.
PANORAMASPORT.AL
