BASTET/ Ndeshje me sens unik për koeficientet, ja favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 8:40

BASTET/ Ndeshje me sens unik për koeficientet, ja favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve

Mançester Siti-Inter do të jetë finalja e Champions League që do të luhet në Stamboll më 10 qershor dhe parashikimet për të kanë nisur. Duke parë cilësinë e të dyja skuadrave dhe rrugëtimin e tyre të deritanishëm, për gjithë opinionin sportiv janë anglezët ata që nisen favoritë dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe bastet.

mancester siti inter

Koeficientët e vendosur nga të gjitha kompanitë parashikojnë po ashtu një ndeshje me sens unik. 1, pra fitorja e Sitit në 90 minuta kuotohet mes 1.39 dhe 1.45, ndërkohë që koeficienti për fitoren e Interit brenda kohës së rregullt varion mes 7 dhe 8.

Barazimi në kohën e rregullt kuotohet mes 4.4 dhe 4.8, ndërkohë që favorit Siti është edhe për suksesin final. Ngritja e trofeut nga “qytetarët” kuotohet me 1.4, ndërkohë që për zikaltrit koeficienti shkon në 4.8.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"