Bastet dhe arbitri/ Juve Napoli, gjykon Daniele Orsato. Për të është sfida e 9 mes dy ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 18:40

Bastet dhe arbitri/ Juve Napoli, gjykon Daniele Orsato. Për të është sfida e 9 mes dy ekipeve

Arbitri i përzgjedhur për ndeshjen e të premtes mbrëma, në “Allianz Stadium”, mes Juventusit dhe Napolit, do të jetë Daniele Orsato. “Bilbili” më i mirë i viteve të fundit në Itali është njeriu që do të ketë përgjegjësinë e madhe që të ruajë drejtësinë në fushë, një sfidë të cilën ai e ka ndër më të arbitruarat në karrierë, duke qenë se të premten (nesër) do të jetë Juve-Napoli e nëntë në karrierë për të.

ORSATO

Me Orsaton, Napoli nuk është se ka një ndjesi shumë të mirë, duke qenë se në duelet me Juven, fitorja mungon tashmë prej 8 vitesh, që nga 2-1 i sezonit 2015-2016, ndërsa bilanci total flet për 4 fitore bardhezi, 2 suksese të të kaltërve dhe 2 barazime. Ndërsa për sa i përket në total sfidave në karrierë, Daniele Orsato me Juventusin numëron 22 fitore, 13 barazime dhe 7 humbje pas 42 takimesh. Ndërkohë numrat me Napolin janë 18 fitore, 16 barazime dhe 16 humbje, pasi i ka arbitruar në 50 takime. Kështu që, dueli i mbrëmjes së nesërme është i gjithi për t’u parë e shijuar nga të gjithë sportdashësit.

Bastet, “zonja” favorite

Për duelin e mbrëmjes së nesërme në “Allianz Stadium”, bastexhinjtë shohin favorit Juventusin për fitoren, ndonëse kuota është mjaft e lartë. Bardhezinjtë kuotohen për suksesin ndaj Napolit me koeficient 2.38, ndërkohë që një sukses në transfertë i të kaltërve, të cilët kanë shifra më të mira larg shtëpisë sesa në “Maradona” është 2.9. Ndërkohë, në rast se supersfida e javës së 15-të të Serisë A do të përfundojë në barazim, atëherë ky rezultat 3.2-fishon paratë e luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"