Bastet/ Barcelona, favorite për të fituar… Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 19:45

Bastet/ Barcelona, favorite për të fituar… Ligën e Europës

Barcelona ka ende një fije shprese për të siguruar një vend në 16 më të mirat në Ligën e Kampioneve. Por kompanitë e basteve duket se ua kanë hequr vizën katalanasve. Kështu, kompania “FiveThirtyEight” e llogarit Barcelonën të “rënë” në Ligën e Europës, duke e konsideruar skuadrën e Ksavit favoriten numër një për fitimin e këtij kompeticioni.

INTER BARCELONA

Sipas kësaj faqe parashikimesh, skuadra e Ksavit ka vetëm 7% shanse për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, ndonëse për të arritur deri atje do të duheshin një sërë kombinimesh të favorshme. E njëjta faqe ueb-i e jep Barçën favorite të madhe për të fituar Ligën e Europës me 24% shanse. Pas saj vjen Arsenali (14%), Ajaksi (10%) dhe Man. Junajtid (6%).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"