BASKETBOLL/ Transfertë në Gjermani, Peja nis sot aventurën në “FIBA Europe Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2023 | 15:10

BASKETBOLL/ Transfertë në Gjermani, Peja nis sot aventurën në “FIBA Europe Cup”

Kampionia e Kosovës, Peja, do të fillojë sot aventurën e saj në grupet e “FIBA Europe Cup”. Pejanët e nisin me një transfertë kundër skuadrës së njohur gjermane NINERS Chemnitz. Takimi në Gjermani do të zhvillohet nga ora 19:00 dhe shihet si shumë i vështirë për verdhezinjtë.

peja

Megjithatë, kampionët e Kosovës dhe liderët e Superligës synojnë paraqitje sa më të mirë, ndërsa kanë ftuar bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani për përkrahje sa më të madhe në këtë sfidë. Në Grupin H bëjnë pjesë edhe Heroes Den Bosch nga Holanda dhe Spojnia Stargard nga Polonia. Kujtojmë se edhe në edicionin 2016-‘17, Peja ka garuar në grupet e “FIBA Europe Cup”.

Në këtë edicion edhe Trepça do të konkurrojë në grupet e këtij kompeticioni, por sfida e parë e mitrovicasve kundër Hapoel Galil Elion është pezulluar, për shkak të situatës në Izrael.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"