BASKETBOLL/ Teuta-Partizani hap javën 4 te meshkujt, sot në parket edhe femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 10:50

BASKETBOLL/ Teuta-Partizani hap javën 4 te meshkujt, sot në parket edhe femrat

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të startojë sfidat e javës së katërt të sezonit të rregullt. Ndeshja hapëse e javës do të luhet sot në orën 19:00 në Durrës, teksa Teuta vendëse pret Partizanin.

teuta

Të dyja ekipet ndodhen në kuotën e 4 pikëve, teksa kanë pasur një fillimkampionati të dobët, duke regjistruar nga 1 fitore dhe 2 humbje secila.

Nesër do të luhen dy ndeshje të tjera, fillimisht në orën 13:00 Skënderbeu pret Fierin, ndërsa në orën 18:00, Vllaznia sfidon Kamzën në Shkodër.

Java e katërt do të kompletohet të dielën me dy takime në orën 18:00 në kryeqytet, Besëlidhja-Flamurtari në “Asllan Rusi” dhe Tirana-Elbasani në “Farie Hoti”.

Për sa i përket kampionatit të femrave, sot do të nisë java e tretë me ndeshjen Partizani-Elbasani në orën 17:30 në “Asllan Rusi”, ndërsa nesër do të luhen tri përballjet e tjera: Studenti-Tirana në orën 12:00 në “Asllan Rusi”, Vllaznia-Flamurtari në orën 16:00 në “Qazim Dervishi” dhe Teuta-Barleti në orën 18:00 në “Ramazan Njala”.

54646554

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"