Basketboll, Superkupat në aksin Tiranë-Durrës. Ja çiftet dhe datat kur luhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 13:58

Basketboll, Superkupat në aksin Tiranë-Durrës. Ja çiftet dhe datat kur luhen

Federata Shqiptare e Basketbollit ka njoftuar dje vendet dhe datat për finalet e Superkupës 2023. Në radhët e djemve, Tirana dhe Teuta do të matin forcat për trofeun më datë 9 nëntor në orën 17:30 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

tirana kamza basket

Bardheblutë vijnë me petkun e kampionëve, ndërsa bregdetarët si fitues të Kupës. Teuta është gjithashtu fituese në fuqi e Superkupës, ndërsa Tirana mban rekordin me 8 trofe në këtë kompeticion. Për sa i përket finales së femrave, Flamurtari, kampion në fuqi dhe Partizani fitues i Kupës, do të përballen më 30 nëntor në orën 17:00 në sallën “Feti Borova” në Tiranë. Vlonjatet janë mbajtëset në fuqi të këtij trofeu si dhe rekordmene me 14 suksese në Superkupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"