BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë me tri shifra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 20:10

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë me tri shifra

Kampionati kombëtar i basketbol lit për meshkuj ka zhvilluar dje katër ndeshje të vlefshme për javën e 17-të, një ditë ku janë shënuar fitore nga të gjitha skuadrat udhëtuese.

Screenshot_7-7

Tirana duket se është abonuar me triumfet treshifrore, teksa regjistroi të katërtin radhazi. Bardheblutë fituan ndaj Fierit me rezultatin 63-104 (21-29, 15- 29, 8-23, 19-23) në Vlorë. Fierakët rezistuan vetëm në 5 minutat e para, madje duke bërë më mirë se kryeqytetasit, por më pas kampionët në fuqi morën komandën, duke vendosur diktatin e tyre.

sdfdsffdssfdfdssdffsd

Gjashtë lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë, ndërsa efikasitetin më të lartë e kishin Jordan Robinson me 23 pikë, Gerard Davis me 23 si dhe Endrit Hysenagolli me 19 pikë dhe 10 kërcime. Për Fierin spikati i zakonshmi Brandon Anyanwu me 26 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, por që mbeten vetëm për vlerë statistikore. Me këtë fitore Tirana barazon Besëlidhjen me pikë në krye të renditjes, por lezhjanët kanë dy ndeshje më pak.

Gjithçka e thjeshtë edhe për Teutën ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Durrsakët triumfuan me tri shifra në Korçë me rezultatin 72-115 (19-24, 17-28, 17-31, 19-32). Siç edhe pritej, Teuta ishte superiore në çdo aspekt, ndërsa korçarët vijojnë sezonin e vështirë duke koleksionuar vetëm humbje.

sdfdfsfdfdsfsdfdsfsdfdssd

Katër lojtarë të bregdetarëve prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më të mirët ishin Patrick Bacon me 27 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime si dhe Isaiah Turner me 24 pikë e 12 kërcime. Për Skënderbeun spikatën Bruno Topi me 25 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, Endri Habip me 15 pikë dhe 10 kërcime si dhe Leon Thanas me 13 pikë.

Sukses me tri shifra në transfertë edhe për Kamzën, teksa skuadra e Eni Llazanit likuidoi Elbasanin 86-108 (21-24, 20-33, 26-25, 19-26). Kamza e bëri diferencën në periodën e dytë, duke e krijuar aty shkëputjen deicizive.

sdffdsfsdsfdsfdfsdsfd

Gjashtë lojtarë të miqëve realizuan mbi 10 pikë, ku më të mirët ishin Dominique Keyes me 20 pikë dhe 10 kërcime si dhe Neema Namdar me 24 pikë. Për Elbasanin u dalluan Alban Çela me 16 pikë e 10 kërcime, Bruno Skëndaj me 25 pikë e 8 kërcime si dhe Samuel Skëndaj me 21 pikë e 8 kërcime.

Vllaznia ka marrë një fitore me vlera duke konsoliduar edhe më shumë pozitat për zonën “play off”. Kuqeblutë e Damian Bekteshin mundën Flamurtarin në Vlorë në shifrat 72-90 (15-22, 20-21, 26-22, 11-25). Dyquavis Wilkins me 25 pikë dhe 9 kërcime si dhe Craig Saab me 24 pikë udhëhoqën shkodranët ne suksesin e 11-të sezonal.

dsfdfsfsdfdsfsdfsdsfd

Për Flamurtarin spikatën Eraldo Kollovi me 21 pikë e 15 kërcime si dhe Dusan Stosiç me 22 pikë. Java e 17-të do të mbyllet sot me ndeshjen ndërmjet kryesuesve të Besëlidhjes dhe Apolonisë, takim që do të zhvillohet në orën 17:30 në “Asllan Rusi”.

asddsadasdasdasdasdas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"