BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana super, zbret me këmbë në tokë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 10:20

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana super, zbret me këmbë në tokë Elbasanin

Me 4 sfida të zhvil luara të shtunën dhe të dielën, kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e katërt. Tirana i ka dhënë fund ecurisë me pikë të plota të Elbasanit, duke i shkatërruar verdheblutë me rezultatin treshifror 101-72 (22- 21, 25-21, 25-15, 29-15) në takimin e luajtur dje në “Farie Hoti”.

Collage Maker-30-Oct-2023-10-19-AM-8737

Pas 20 minutave të para të ekuilibruara, bardheblutë shpërthyen në gjysmën e dytë të ndeshjes, duke e dominuar tërësisht kundërshtarin.

Skuadra e Erkand Karajit u shfaq në formë shumë të mirë, në të dyja fazat e lojës, si në mbrojtje, gjithashtu edhe në sulm, ndërsa Elbasani nuk mundi të mbante ritmin e minutave të para. Pesë lojtarë të bardhebluve shkuan në dopioshifër pikësh, ndërsa MVP u shpall Endrit Hysenagolli, protagonist me 20 pikë dhe 13 kërcime.

Shkëlqyen edhe Strazimiri me 11 pikë dhe plot 14 asistime, Davis me 24 pikë, si dhe Ndreca me 19. Për Elbasanin, më rezultativi ishte kapiteni Alban Çela, autor i 23 pikëve.

01

Pasi qëndroi pushim javën e kaluar, Besëlidhja rikthehet me një tjetër provë bindëse, për të vijuar ecurinë si e vetmja skuadër me pikë të plota në kampionat.

Lezhjanët e Afrim Bilalit likuiduan dje Flamurtarin në “Asllan Rusi” me rezultatin treshifror 112-75 (32-8, 23-16, 28-25, 29-26). Besëlidhja po tregon një formë shumë të mirë edhe nga ana fizike, duke mbajtur efikasitet të lartë në lojë gjatë të gjithë 40 minutave.

Gjashtë lojtarë të skuadrës lezhjane shënuan mbi 10 pikë, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte amerikani Blake Marquardt me 32 pikë, 5 asistime dhe 2 kërcime. Në radhët e Flamurtarit më i miri ishte kapiteni Arlind Merkaj, me 24 pikë dhe 7 asistime për shokët e skuadrës.

02

Fitore treshifrore edhe për Kamzën, kundër Vllaznisë në takimin e luajtur të shtunën në Shkodër. Skuadra e Eni Llazanit u tregua e papërmbajtshme në parket, duke shpartalluar kuqeblutë me rezultatin 62-102 (13-29, 21-19, 15-29, 13-25).

Një sfidë me sens unik, e dominuar nga fillimi e deri në fund nga miqtë. Me 30 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, amerikani i Kamzës, Zahir Porter, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.

03

Ndërkohë Fieri mori suksesin e parë në kampionat, duke mundur Skënderbeun në Korçë në shifrat 66-78 (17- 18, 10-14, 18-26, 21-20). Miqtë e bënë diferencën kryesisht në periodën e dytë dhe të tretë, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte amerikani Brando Anyanwu me 27 pikë, 13 kërcime dhe 5 asitime për fierakët.

04

Kujtojmë se të premten në takimin hapës të javës së katërt, Teuta mundi Partizanin 86-74.

05

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"