BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana, Kamza dhe Besëlidhja tregojnë muskujt në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 21:44

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana, Kamza dhe Besëlidhja tregojnë muskujt në kampionat

Me katër takime të zh villuara të shtunën kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e pestë. Gjithçka e lehtë për Tiranën në ndeshjen e luajtur në Korçë kundër Skënderbeut. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin e thellë 47-92 (5-28, 15-29, 17-15, 10-20) përballë vendësve, të cilët njohin vetëm humbje në kampionat.

teuta basket

Një takim pa histori, me bardheblutë që e kthyen si seancë stërvitore, ndërsa trajneri Erkand Karaji bëri rotacion të gjerë në këtë sfidë. Pesë lojtarë të Tiranës shënuan mbi 10 pikë: Davis (16), Myles (16), Ndreca (12), Hysenagolli (11) dhe kapiteni Vogli (11). Për korçarët shënuesi më i mirë ishte Gjikas, autor i 21 pikëve. Kjo ishte fitorja e katërt në pesë takime për Tiranën në kampionat. Fitore të rëndësishme shënoi edhe Kamza, teksa mundi Partizanin në “Asllan Rusi” me rezultatin 90-102 (24-22, 22-23, 21-30, 23-27).

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, skuadra e Eni Llazanit e bëri diferencën në gjysmën ne dytë të takimit, duke siguruar edhe triumfin treshifror. Spikati paraqitja e amerikanit Porter, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe, duke shënuar plot 57 pikë kundër “demave”, i mbështetur nga Keyes me 22 pikë e 16 kërcime. Për Partizanin më i miri ishte amerikani Brown, autor i 27 pikëve dhe 8 kërcimeve, me të kuqtë që pësuan humbjen e katërt. Ndërkohë Besëlidhja vijon të jetë e vetmja skuadër me pikë të plota në kampionat. Lezhjanët e Afrim Bilalit regjistruan suksesin e katërt, teksa mundën në transfertë Fierin me rezultatin 65- 100 (10-22, 23-38, 20-30, 12- 20), takim i zhvilluar në Vlorë.

Besëlidhja ishte superiore në të gjitha periodat, duke treguar edhe një herë tjetër efikasitet të lartë në sulm si dhe një mbrojtje të mirë-organizuar. Me 23 pikë, Wekes ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërsa shkëlqyen edhe Hamati e Hysa, teksa i pari regjistroi 12 pikë dhe 11 kërcime në vetëm 14 minuta lojë, ndërsa i dyti 12 pikë e po kaq asistime. Anyanwu, me 28 pikë, ishte shënuesi më i mirë i Fierit dhe i të gjithë takimit. Pas dy humbjeve radhazi, Apolonia është rikthyer të fitoret. Fierakët kanë bindur me lojë dhe rezultat në transfertën e Vlorës, duke mundur Flamurtarin vendës në shifrat 72- 92 (16-22, 16-28, 22-22, 18-20).

Amerikanët Bourne me 29 pikë si dhe Jones me 21 pikë e 10 kërcime ishin me të mirën në radhët e miqve, ndërsa për vlonjatët nuk mjaftoi kapiteni Arlind Merkaj, autor i 30 pikëve. Kujtojmë se të premten Teuta fitoi në transfertë ndaj Elbasanit me rezultatin 62- 75.

1 2 3

E.SIKA/A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"