BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Vllaznia fitojnë edhe jashtë fushe, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të “play-off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 8:52

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Vllaznia fitojnë edhe jashtë fushe, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të “play-off”-it

Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste të play off-it në basketboll për meshkuj. Ato fituan sot ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, duke iu bashkuar Besëlidhjes dhe Teutës mes katër ekipeve më të mira të Superligës.

tirana basket

 

Në Fier, skuadra e Tiranës fitoi 94-74 ndaj ekipit të Apolonisë, një ndeshje që ndryshe nga e para u komandua e fitua me meritë nga bardheblutë. Miqtë u shkëputën që në fillim dhe administruan avantazhin. Robinson me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, që fitoi 2-0 serinë.

Në Kamëz, skuadra e Vllaznisë fitoi 72-67 ndaj ekipit vendës, duke fituar 2-0 serinë e çerekfinaleve. Një ndeshje që nisi më mirë për vendasit, por gradualisht shkodranët morën frenat e lojës. Gjithsesi, diferenca u bë në periodën e katërt, ku Vllaznia u shkëput dhe fitoi falë një loje më të mirë kolektive.

Besëlidhja do të ndeshet me Tiranën në gjysmëfinale, ndërsa Teuta me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"