Basketboll meshkuj, sot luhen katër ndeshje për javën e 17-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 14:37

Basketboll meshkuj, sot luhen katër ndeshje për javën e 17-të

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj vijon me takimet e sezonit të rregullt, teksa sot do të zhvillohen katër ndeshjet të vlefshme për javën e 17-të.

gfdhgfj

Sfida hapëse e javës do të luhet në orën 15:00 në Korçë, me Skënderbeun e vendit të fundit që pret Teutën. Më tej në orën 16:30 Flamurtari do të matë forcat me Vllazninë në Vlorë. Ndeshja e tretë e ditës do të nisë në orën 18:00, teksa Elbasani pret Kamzën në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

Tirana, kampionia në fuqi, udhëton në Vlorë, teksa do të përballet në transfertë në orën 18:30 ndaj Fierit. Java e 17-të do të mbyllet nesër me ndeshjen ndërmjet Besëlidhjes dhe Apolonisë në orën 17:30 në “Asllan Rusi”. Lezhjanët e Afrim Bilalit po zhvillojnë një kampionat fantastik, teksa mbeten e vetmja skuadër e pamposhtur, me 14 fitore në po kaq takime të luajtura.dgfdPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"