BASKETBOLL MESHKUJ/ Prishtina fiton për herë të tretë Ligën Ballkanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 10:44

BASKETBOLL MESHKUJ/ Prishtina fiton për herë të tretë Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina është fituese e Ligës Ballkanike në basketboll për edicionin 2023-2024. Mbrëmjen e të dielës kryeqytetasit e Kosovës fituan finalen ndaj AEL të Qipros me rezultatin 72-67, takim i zhvilluar në Limasol.

prishtina

Finalja ishte e fortë, por Prishtina ishte në pjesën më të madhe të kohës në epërsi, duke merituar edhe triumfin. Gjithashtu skuadra kosovare pati edhe pretendime për gjykimin, ndërsa nuk mungoi as tensioni me publikun qipriot, që hodhi sende në parket në fund të ndeshjes. Amerikanët Shaheed Davis, Donte Clark, Malcolm Armstead e Diamond Stone bënë diferencën në finale për Prishtinën, e cila në gjysmëfinale mposhti Lovqenin e Malit të Zi.

Ky ishte suksesi i tretë për Prishtinën në Ligën Ballkanike, pas triumfeve në edicionet 2014- 15 dhe 2015-16. Por mbetet për tu theksuar se ky kompeticion ka ardhur duke e humbur gjithnjë e më shumë shkëlqimin gjatë viteve të fundit, ndërsa ky edicion u zhvillua me vetëm pesë skuadra gjithsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"