BASKETBOLL MESHKUJ/ Mposht Teutën me rezultat të thellë, Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 20:07

BASKETBOLL MESHKUJ/ Mposht Teutën me rezultat të thellë, Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana është fituesja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj për vitin 2023.

WhatsApp Image 2023-11-09 at 20.04.26

Bardheblutë e Erkand Karajit triumfuan kundër Teutës në Durrës me rezultatin e thellë 101-80, në një ndeshje të dominuar tërësisht. Ky ishte trofeu i nëntë i Superkupës për Tiranën, që vijon ta thellojë rekordin si ekipi më fitues i këtij kompeticioni.

Kryeqytetasit prishën gjithashtu edhe “mallkimin” e finaleve të Superkupës ndaj Teutës, duke marrë triumfin e parë ndaj bregdetarëve pas katër humbjeve radhazi që prej vitit 2018 e deri në edicionin e kaluar. Një sukses më se i merituar nga bardheblutë, të cilët zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke treguar rendiment të lartë në sulm, ndërsa edhe faza mbrojtëse funksionoi mjaft mirë.

ROLAND GJINI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"