Basketboll meshkuj/ Kamza bën detyrën në Korçë, mund me 3 shifra Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 19:30

Basketboll meshkuj/ Kamza bën detyrën në Korçë, mund me 3 shifra Skënderbeun

Kampionati ko mbëtar i basketbollit për meshkuj ka hapur dje javën e shtatë me takimin e zhvilluar në Korçë, ndërmjet Skënderbeut vendës dhe Kamzës. Ashtu sikurse pritej, miqtë nuk e patën aspak të vështirë ndaj korçarëve, të cilët njohin vetëm humbje në kampionat. Kamza doli me sukses treshifror nga kjo sfidë, teksa triumfoi me rezultatin e thellë 77-108.

teuta-skenderbeu-basket

Ndeshja në fakt nisi më mirë për Skënderbeun, që arriti të befasonte në start, duke kaluar në epërsi 8-0. Por më pas skuadra e Eni Llazanit mori kontrollin e plotë të lojës, për ta fituar periodën e parë 19- 29. Perioda e dytë ishte disi më e ekuilibruar, e fituar 22- 24 nga Kamza, që shkon në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e përgjithshëm 41- 53. Miqtë e rrisin edhe më tepër nivelin në periodën e tretë, fraksion të cilin e fitojnë 18-33, duke kryesuar 59-86 pas 30 minutash lojë. Çereku i fundit mbetet një formalitet, me Kamzën që triumfon 18- 22, duke vulosur suksesin treshifror me 31 pikë diferencë.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi në kampionat për Kamzën, sukses që e ngjit momentalisht në vend të parë të klasifikimit. Ndërsa Skënderbeu vijon të shënojë vetëm humbje, e shtata në po kaq takime të zhvilluara deri më tani. Për sa u preket statistika individuale, katër lojtarë të Kamzës prekën kuotë dyshifrore pikësh në këtë takim, ndërsa MVP u shpall amerikani Keyes, autor i 28 pikëve, 15 kërcimeve dhe 3 asistimeve në rreth 26 minutat që qëndroi në parket. Paraqitje super edhe për Namdar, protagonist me tripletë dyshifrore me 15 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Shkëlqyen edhe Tedi Lluka me 30 pikë dhe Niko Thano me 17. Për Skënderbeun spikati Bruno Topi, autor i 32 pikëve, duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes. Java e shtatë do të luaj sot 3 sfida të tjera, duke nisur me derbin Fieri-Apolonia, për të vijuar me përballjet Flamurtari-Partizani dhe Besëlidhja-Vllaznia. Ndërsa do të mbyllet me takimin e të dielës ndërmjet Tiranës dhe Teutës, që është edhe kryendeshja e kësaj jave.

1

2

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"