BASKETBOLL MESHKUJ/ Java e 11-të, Superliga rikthehet me sfida interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 13:00

BASKETBOLL MESHKUJ/ Java e 11-të, Superliga rikthehet me sfida interesante

Pas mbylljes së sfidave të Kupës së Shqipërisë, me Teutën që ngriti lart trofeun, basketbolli i meshkujve do të rikthehet në parket të shtunën për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës. tirana basket

Do të jenë tri takime tepër interesante, të cilat do të luhen në të njëjtën orë (18:00). Teuta do të presë Kamzën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, skuadra që u përballën edhe në finale e Kupës.

Një ndeshje shumë e fortë parashikohet edhe ajo ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mes dy ekipeve që gjithashtu janë pretendente për titullin.

Ndërkohë sfida tjetër që do të luhet në Shkodër, vendos përballë skuadrat që mbyllin tabelën, Vllazninë e vendit të fundit dhe Apoloninë që pozicionohet në vend të parafundit.

1PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"