BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja s’ndalet në kampionat, fitojnë edhe Teuta me Fierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 13:14

BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja s’ndalet në kampionat, fitojnë edhe Teuta me Fierin

Besëlidhja ka shënuar fitoren e radhës, duke vijuar marshimin e saj me pikë të plota kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj.

beselidhja basket

Lezhjanët e Afrim Bilalit fituan dje ndaj Flamurtarit në transfertë me rezultatin treshifror 60-101 (13-27, 16-19, 17-26, 14- 29), takim i vlefshëm për javën e 15-të. Besëlidhja komandoi në të katërta periodat, ndërsa vlonjatët e kishin të vështirë që përgjigjeshin nivelit të miqve. Lojtari i ndeshjes u shpall Weekes, autor i 14 pikëve, 12 kërcimeve dhe 2 asisitmeve për ekipin lezhjan.

GL

Në ndeshjet e tjera Teuta mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në kryeqytet me rezultatin 76-82 (23-26, 23-19, 19-18, 11-19). Një ndeshje tepër interesante dhe e luftuar nga fillimi e deri në fund. Teuta e bëri diferencën në periodën e fundit, duke dalë me 2 pikë nga pallati i sportit “Asllan Rusi”. Ndonëse nuk janë më ajo skuadër dominuese e sezoneve të fundit, durrsakët vijojnë të jenë brenda objektivave për zonën “play off”. Nga tjetër Partizani po zhvillon një kampionat të dobët dhe qëndrimi në elitë për “demat” bëhet gjithnjë e më i vështirë. Bacon me 28 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, edhe një herë tjetër ishte lojtari i ndeshjes për bregdetarët. Në radhët e Partizanit spikati sërish Major, autor i 29 pikëve, 9 kërcimeve dhe 4 asistimeve.

PQ

Në ndeshjen tjetër që vendoset përballë ekipet që mbyllin tabelën, Fieri mundi Skënderbeun me rezultatin e thellë 93-53 (21-13, 24-14, 27-10, 21-16), takim i luajtur në Vlorë. Spikatën amerikanët Anyanwu me 28 pikë, 10 kërcime e 4 asistime si dhe Dunnally me 26 pikë, 19 kërcime dhe 2 asistime për fierakët. Për korçarët më i miri ishte Hapip me 16 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime.

FI

Në ndeshjet e luajtura të premten Tirana mundi Elbasanin në transfertë në shifrat 100-130, ndërsa sukses jashtë fushë regjistroi edhe Vllaznia, e cila mposht Kamzën 81-84, takim i vendosur pas kohës shtesë.

20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"