BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja kundër Tiranës, sot gjysmëfinalja e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 13:50

BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja kundër Tiranës, sot gjysmëfinalja e parë

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë sot gjysmëfinalet e “play off”-it. Takimi i parë rivendos në skenë finalen e edicionit të kaluar, me Besëlidhjen që pret Tiranën në orën 17:00 në “Asllan Rusi”.

beselidhja tirana basket

Lezhjanët vijnë në gjysmëfinale pas një ecurie perfekte me të gjitha ndeshjet e fituara në sezonin e rregullt. Ndërsa bardheblutë kaluan Apoloninë në raundin e parë të “play off”-it. Nesër do të jetë radha e gjysmëfinales së dytë, me Teutën që pret Vllazninë. Durrsakët mbërrijnë direkt në këtë fazë, si vend i dytë në kampionat, ndërsa shkodranët eliminuan në raundin e mëparshëm Kamzën. Tashmë sporti i koshit është futur në pikën më kulmore, teksa pritet përballje elektrizuese mes ekipeve më të mira të vendit.

sked

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"