BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja konfirmohet lidere, Partizani surprizon Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 8:29

BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja konfirmohet lidere, Partizani surprizon Kamzën

Java e 16-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka konfirmuar Besëlidhjen në krye të renditjes. Skuadra lezhjane fitoi 109-51 ndaj Fieri Basket, në një ndeshje që ishte një formalitet, ku 6 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.

beselidhja basket

Zhgënjen Kamza Basket, që në fushën e saj u mund 84-82 nga Partizani, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Nikolli me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për të “kuqtë”, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Namdar për kamzalinjtë. Sukses që mban në lojë Partizanin për një vend në Superligë sezonin tjetër.

Fitore të thellë arriti Tirana, që mundi 151-42 Skënderbeun në “Fahrie Hoti”, sfidë ku Davis realizoi 31 pikë për bardheblutë. Të njëjtën gjë bën edhe Teuta, që në Durrës mposhti 103-58 Elbasanin, në një ndeshje pa histori. Bacon me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët.

REZULTATET

Kamza Basket – Partizani, 82-84

Besëlidhja – Fieri Basket, 109-51

Tirana – Skënderbeu, 151-42

Teuta – Elbasani, 103-58

Apolonia – Flamurtari, 10 mars

Vllaznia (pushim)

Renditja: Besëlidhja 28 pikë, Tirana 26, Teuta 25, Vllaznia 24, Kamza Basket 24, Apolonia 21, Elbasani 20, Partizani 20, Flamurtari 18, Fieri Basket 16 dhe Skënderbeu 15 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"