BASKETBOLL/ Liga Unike, Tirana i pret biletën e eliminimit Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 20:30

BASKETBOLL/ Liga Unike, Tirana i pret biletën e eliminimit Partizanit

Liga Unike e basketbollit për femra ka luajtur dje ndeshjet e javës së tetë, një javë që ka dhuruar verdikte të rëndësishme. Pasi e kishte mundur të shtunën në kampionat, Tirana i ka dhënë një tjetër leksion Partizanit, këtë herë me përmasa mbarëkombëtare.

WhatsApp Image 2024-03-13 at 8.16.13 PM

Vajzat e trajneres Mirza Alibegaj triumfuan bindshëm në derbi me rezultatin 65-78, duke hipotekuar një vend për në “Final 4”, ndërsa të kuqet janë thuajse të eliminuara, teksa i mban në lojë vetëm një kombinim matematikor rezultatesh. Ndeshja e zhvilluar në “Asllan Rusi” u kontrollua në pjesën më të madhe të kohës nga Tirana, e cila e bëri diferencën në periodën e dytë dhe të tretë.

Kështu sfida fillimisht nisi e ekuilibruar, me periodën e parë që u mbyll në barazim 14-14. Por më pas me rikthimin në parket nisi dominimi bardheblu, me Tiranën që shpërtheu në dy periodat e radhës, duke triumfuar 16-23 në fraksionin e dytë dhe 16-26 në të tretin, për të marrë kryesimin 46-63 pas 30 minutash lojë. Çereku i fundit ishte sa për statistikë, me Partizanin që fitoi 19-15, ndërsa në shifra të përgjithshme suksesi mbeti i salduar me +13 pikë për Tiranën.

WhatsApp Image 2024-03-13 at 8.16.13 PM (1)

Pesë lojtare bardheblu shkuan në kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa efikasitetin më të lartë e kishte Oyanaisy Gonzales me 15 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime. Morina Bojka me 21 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për Partizanin rendimentin më të lartë e kishte Emma Fee me 16 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa të kuqet përgatiten që të përshëndeten me Ligën Unike, ndryshe nga një vit më parë kur ngrinin lart trofeun.

asdasdasdasdsad

Në ndeshjet e tjera Bashkimi vijon me ecurinë perfekte, si skuadra e vetme e pamposhtur. Prizrenaset mundën Prishtinën në transfertë 66-72 (16-17, 20- 22, 12-11, 18-22) duke blinduar vendin e parë. Sarah Mgbeike me 25 pikë e 9 kërcime, spikati në suksesin e Bashkimit, ndërsa te Prishtina u dalluan Jacqueline Luna Castro me 15 pikë e 11 kërcime dhe Asianae Johnson me 21 pikë e 7 asistime.

sdasasdsaddassdaads

Flamurtari zhgënjeu në shtëpi, duke u mposhtur nga Penza në Vlorë me rezultatin 74-81 (28-20, 15-19, 15-23, 16-19). Vlonjatet e nisën mirë, por me kalimin e minutave loja e tyre erdhi në rënie, ndërsa pejanet përmbysën gjithçka.

sdfsfdfsdsfdfsdsfdsfd

Te Penza më të dalluarat ishin Wingate Gayle me 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Peevy Elise me 24 pikë e 6 kërcime. Për Flamurtarin nuk mjaftoi paraqitje super nga Asia Henderson, autore e 25 pikëve dhe e 20 kërcimeve.

sdfdsfsfdsfdsdfdfsfds

ARTIN LLESHAJ/ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"