BASKETBOLL/ Flamurtari-Tirana, starton sot seria e finaleve te femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 14:40

BASKETBOLL/ Flamurtari-Tirana, starton sot seria e finaleve te femrat

Flamurtari dhe Tirana do të nisin sot serinë e finaleve që vlejnë titullin kampion për edicionin 2023-2024 në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra.GSDSG

Dueli i parë do të luhet këtë pasdite në orën 17:00 në Vlorë. Për të mbërritur në finale, Flamurtari eliminoi Vllazninë, duke i mbyllur llogaritë me dy takime në gjysmëfinalet e “play off”-it. Nga ana tjetër, Tirana përmbysi Partizanin në derbi, duke u kualifikuar me ndeshje shtesë. Vlonjatet synojnë të mbrojnë kurorën dhe të vijojnë dominimin absolut në sportin e koshit në Shqipëri, ndërsa kryeqytetaset kërkojnë të thyejnë hegjemoninë bregdetare dhe të rimarrin fronin. Siç dihet kampione shpallet skuadra që arrin e para numrin e 3 fitoreve, ndërsa Flamurtari do të ketë avantazhin e fushës, pasi është klasifikuar i pari gjatë sezonit të rregullt.

MESHKUJT – Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar edhe datat e gjysmëfinaleve të para në radhët e meshkujve. Takimi i parë do të rikthejë në skenë finalen e edicionit të kaluar, me Besëlidhjen që pret Tiranën nesër në orën 17:00 në “Asllan Rusi”. Lezhjanët vijnë në gjysmëfinale pas një ecurie perfekte me të gjitha ndeshjet e fituara në sezonin e rregullt. Ndërsa bardheblutë kaluan Apoloninë në raundin e parë të “play off”-it. Tirana është skuadra e vetme që ka arritur të festojnë përballë Besëlidhjes gjatë këtij sezoni, pasi e ka mundur në finalen e Kupës. Më 25 prill në orën 19:00 do të jetë radha e gjysmëfinales së dytë, me Teutën që pret Vllazninë. Durrsakët mbërrijnë direkt në gjysmëfinale, si vend i dytë në kampionat, ndërsa shkodranët eliminuan në raundin e mëparshëm Kamzën. Në këtë edicion FSHB ka ndryshuar edhe formatin e gjysmëfinaleve, të cilat do të jenë me 5 ndeshje, teksa kualifikohet skuadra që arrin numrin e 3 fitoreve. Gjithashtu ndryshim kanë pësuar edhe finalet, të cilat do të jenë me 7 ndeshje, ku kampion do të shpallet ekipi me 4 fitore.JHGT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"