BASKETBOLL/ Feston Peja, thyen Trepçën dhe shpallet kampione e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 18:26

BASKETBOLL/ Feston Peja, thyen Trepçën dhe shpallet kampione e Kosovës

Peja është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në basketboll për meshkuj për edicionin 2022-2023.

347815550_232289379500109_4066989730766416798_n

Skuadra pejane e siguroi titullin duke mundur në transfertë Trepçën në finalen e pestë “play off”, pas një ndeshjeje spektakolare që u vendos me kohë shtesë. Sfida e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” të stërmbushur përfundoi me shifrat 93-91 në favor të Pejës, pasi koha e rregullt ishte mbyllur në shifrat e barabarta 77-77.

Për Pejën kjo ishte fitorja e tretë në këtë seri finale, duke i mundësuar triumfin përfundimtar 3-2. Vendimtar në suksesin e Pejës ishte qendra Bradley Waldow, i cili realizoi koshin për dy pikë kur kishin mbetur vetëm 1.2 sekonda nga sirena përfundimtare, ndërsa më pas në aksionin e fundit Trepça nuk arriti të shënonte pas tentativës nga mesi i fushës të Ken Brown.

Kështu gjithçka u mbyll me suksesin e miqve, të cilët rikthehen të titulli kampion pas një dekade. Jalen Tate është zgjedhur MVP i finaleve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"