BASKETBOLL/ Femrat, kampionati 2023-‘24 fillon javën e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 19:57

BASKETBOLL/ Femrat, kampionati 2023-‘24 fillon javën e ardhshme

Ndryshe nga meshkujt, të cilët e fillojnë sot, kampionati kombëtar i basketbollit për femra do të nisë fundjavën e ardhshme, ndërsa FSHB-ja pritet të zyrtarizojë oraret dhe datat e sakta të ndeshjeve të javës së parë.

BASKET

Në kategorinë e parë për femra janë 8 ekipet pjesëmarrëse në kampionat: Flamurtari, Partizani, Tirana, Studenti, Vllaznia, Elbasani, Barleti dhe KB Teuta, ekip i ndërtuar këtë verë, që rikthen qytetin e Durrësit të përfaqësohet me vajzat pas shumë vitesh. Formula e kampionatit të femrave nuk ndryshon nga vitet e fundit, teksa do të jetë me tri faza. Katër ekipet e para pas sezonit të rregullt do të kualifikohen për në “play off”. Kampionati starton menjëherë me një përballje pretendentësh, teksa Flamurtari e nis mbrojtjen e titullit kundër Tiranës në Vlorë. Ndërsa përballjet e tjera do të jenë: Partizani-Studenti, Teuta-Vllaznia dhe Elbasani-Barleti.

BASKET FEMRA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"