BASKETBOLL FEMRA/ Tirana përmbys Partizanin, Flamurtari dhe Vllaznia fitojnë thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 9:10

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana përmbys Partizanin, Flamurtari dhe Vllaznia fitojnë thellë

Flamurtari nuk lëshon kreun në basketboll për femra edhe pas javës së 17-të, duke mposhtur në Vlorë skuadrën e Teutës me shifrat 74-45. Skuadra vlonjate e komandoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur në pjesën e dytë. Henderson me 29 pikë e 15 rebound ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes.

tirana basket

Pa probleme fitoi edhe Vllaznia, që mundi 110-49 Barleti Basket, ndeshje ku vajzat shkodrane patën epërsi në fushë. Shënuesja më e mirë ishte Rreshpja, që relaizoi një “triple double”, me 43 pikë, 10 rebound e 11 asist. Nuk zhgënjen Studenti, që falë 25 pikëve e 14 rebound të Pellumbit, mundi 84-55 Elbasanin, por zona “play” off është larg për kryeqytetaset.

Derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit u fitua nga bardbelutë me shifrat 77-67. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur vetëm në periodën e katërt, ku Tirana ishte e papërmbajtshme dhe përmbysi skuadrën e “kuqe”. Shënuesja më e mirë për Tiranën ishte Marina Bojka me 30 pikë.

Renditja: Flamurtari 33 pikë, Tirana 32, Partizani 30, Vllaznia 27, Teuta Basket 23, Studenti 23, Elbasani 19 dhe Barleti Basket 17 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"