BASKETBOLL FEMRA/ Tirana mund Barletin, Partizani zgjohet pas ‘shuplakave’ në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 9:00

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana mund Barletin, Partizani zgjohet pas ‘shuplakave’ në derbi

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka hapur dje javën e 18-të me dy ndeshje në kryeqytet. Tirana dhe Partizani morën fitore të thjeshta në shtëpi, ndaj ekipeve që mbyllin tabelën, teksa mposhtën përkatësisht Barletin dhe Elbasanin.

bastetboll tirana

Sfida e parë e ditës u zhvillua në sallën “Farie Hoti”, me vajzat bardheblu që fituan ndaj universitareve me rezultatin e thellë 88-37 (34-8, 17-6, 20-8, 17-15). Me disa ndryshime në formacionin titullar, skuadra e Mirza Alibegajt, e ktheu si stërvitje përballen me Barletin. Diferencat mes ekipeve ishin të mëdha, ku në njërën anë kemi një skuadër të ndërtuar për trofe, ndërsa në krahun tjetër universitaret me një grup vajzash shumë të reja në moshë.

asdassdasdaasda

Tirana krijoi shkëputje të madhe në pikë që në periodën e parë, për ta ulur disi ritmin në minutat e mbetura, duke e kontrolluar lojën qetësisht. Në triumfin e vajzave bardheblu spikati Emili Tërshalla, e cila u shpall MVP me 29 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime. Ndërsa shkëlqeu gjithashtu edhe Luna Luca me 20 pikë, 17 kërcime dhe 6 asistime. Për Barletin në dopioshifër pikësh mbërriti vetëm Emi Skuqi me 13. Me këtë fitore Tirana merr momentalisht vendin e parë, ndërsa për Barletin ishte humbja e 18-të në po kaq takime të luajtura.

Pas dy “shuplakave” nga Tirana në derbe, fillimisht në kampionat dhe më pas në Ligën Unike, Partizani është rikthyer te fitoret, teksa mundi Elbasanin në “Asllan Rusi” me rezultatin 89-69 (19-8, 24- 20, 20-14, 26-27). Të kuqet e Eliverta Bujarit nuk e diskutuan suksesin për asnjë moment ndaj një rivali modest si elbasanaset.

asdsasddaaddda

Gjashtë lojtare të Partizanit realizuan mbi 10 pikë, ndërsa rendimentin më të lartë e kishte Ketjona Fekollari me 17 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim. Për Elbasanin spikatën Dea Sali me 19 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime, mbështetur nga Sidorela Zenuni me 21 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.

assddadadad

Java e 18-të do të kompletohet sot me ndeshjet FlamurtariStudenti dhe Vllaznia-Teuta.

ARTIN LLESHAJ -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"