BASKETBOLL FEMRA/ Tirana leksion treshifror Teutës, Elbasani triumfon kundër Barletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 9:26

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana leksion treshifror Teutës, Elbasani triumfon kundër Barletit

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka luajtur dje dy ndeshje për javën e 19-të.

TREWYT

Tirana vijon serinë e paraqitjeve të shkëlqyera, teksa mori suksesin e radhës ndaj Teutës. Vajzat e trajneres Mirza Alibegaj fituan me rezultatin treshifror 110-53 (27-12, 28-15, 26-15, 29-11) në “Farie Hoti”.

Tirana tregoi efikasitet shumë të lartë në sulm në të katërta periodat. Gjashtë lojtarë bardheblu shënuan mbi 10 pikë, ndërsa MVP u shpall Enisa Qosja me 28 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime. Me këtë fitore Tirana ngjitet momentalisht në vend të parë në renditje. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe sfida e ekipeve që mbyllin tabelën, me Elbasanin që mundi në shtëpi Barletin me rezultatin 75-65 (15-17, 17-19, 18-15, 25).

Pas një loje me shumë rivalitet, vendëset e bënë diferencën në periodën e fundit. Xhemile Ahmetaj me 24 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime u shpall MVP duke udhëhequr Elbasanin. Për Barletin më e mira ishte Emi Skuqi me 14 pikë, 15 kërcime dhe 1 asistim.dhjh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"