BASKETBOLL FEMRA/ Tirana bie në Prishtinë, Partizani mund Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 19:31

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana bie në Prishtinë, Partizani mund Flamurtarin

L iga Unike e basketbollit për femra ka zhvilluar dje dy ndeshje të vlefshme për javën e dhjetë, një javë që shënon edhe fundin e sezonit të rregullt. Me biletën e kualifikimit në “xhep” për fazën “Final 4”, Tirana udhëtoi drejt Kosovës për t’u përballur me Prishtinën. Derbi i kryeqyteteve rezultoi shumë i bukur dhe me rivalitet deri në sirenën finale.

2022-10-31_16.23.48.831-5T1A2613

Falë një koshi në frymën e fundit nga amerikania Johnson, Prishtina doli triumfuese me rezultatin 76- 74. Tirana e nisi mjaft mirë takimin, duke u shfaqur dominuese në periodën e parë. Skuadra e Mirza Alibegajt tregoi rendiment të kënaqshëm në sulm dhe një mbrojtje solide, duke e fituar periodën e parë 11-21. Në fillimin e çerekut të dytë vajzat bardheblu prekën edhe avantazhin maksimal prej 12 pikësh, por më pas Prishtina reagoi, duke fituar 32-17 në periodën e dytë, për të përmbysur në 43-38 pas 20 minutash lojë. Tirana u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, duke komanduar përsëri në parket, teksa e fitoi 10- minutëshin 11-24, duke kryesuar 54-62 pas tri periodash. Prishtina nuk u pajtua me këtë rezultat dhe nisi të fitonte terren në periodën e katërt, ndërsa ndeshje mori rrjedhë tepër interesante, duke u shndërruar në një thriller të vërtetë në çastet e fundit. 1 sekondë nga sirena finale Tirana ishte në kryesim 73-74, por me një gjuajtje të saktë për 3 pikë Johnson u prishi festën vajzave bardheblu, duke i dhuruar suksesin 76-74 vendëseve. Te Prishtina spikatën Luna Castro me 21 pikë e 9 kërcime dhe Johnson me 19 pikë e 8 asistime, ndërsa te Tirana shkëlqyen Molina me 17 pikë e 12 kërcime, Justinak me 17 pikë dhe Baraj me 16. Prishtina e mbyll kështu sezonin e rregullt me 8 fitore e 2 humbje, ndërsa Tirana me 4 fitore e 6 humbje. Vajzat bardheblu që do të jenë e vetmja skuadër nga Shqipëria në “Final 4”.

PARTIZANI FLAMURTARI – Kampionia dhe nënkampionia në fuqi të Ligës Unike zbritën në “Asllan Rusi” për ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt. Një takim që kishte vetëm vlerë statistikore, pasi si të kuqet gjithashtu edhe vlonjatet nuk kishin asnjë shans matematikor për t’u kualifikuar për në “play off”. Gjithsesi ndeshja rezultoi e luftuar dhe shërbeu si një provë gjeneralë për “play off”-in e kampionatit shqiptar. Partizani doli triumfues me rezultatin 63-55 (16-10, 18-9, 13-19, 16- 17), duke e bërë diferencën në dy periodat e para, për t’i bërë ballë më pas ofensivës së Flamurtarit. Kjo ishte fitorja e dytë e të kuqeve të Eliverta Bujarit në këtë edicion të Ligës Unike, ku në të dyja rastet sukseset kanë ardhur ndaj bregdetareve. Emma Fee me 20 pikë e 10 ishte më e mira për të kuqet, ndërsa te miket u dallua Asia Henderson me 30 pikë e 8 kërcime. Me ndeshjen e sotme Bashkimi-Penza do të mbyllet edhe sezoni i rregullt, ndërsa në “play off” do të kemi përballjet Bashkimi-Tirana dhe Prishtina-Penza. Faza “Final 4” do të zhvillohet më datat 1-2 prill në Prishtinë.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"