BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike rinis sot, “Final 4” zhvillohet në Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 12:00

BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike rinis sot, “Final 4” zhvillohet në Prishtinë

Me përfundimin e sezonit të rregullt Liga Unike e basketbollit për femra tashmë është futur në fazën e nxehtë, teksa sot do të nisë faza “Final 4”, aktivitet që do të mbahet me grumbullim në Prishtinë.

LIGA UNIKE

Sot Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë për trofeun e çmuar mbarëkombëtar. Në gjysmëfinalen e parë, sot në orën 17:00 do të ndeshen Bashkimi dhe Tirana. Skuadra prizrenase e përfundoi edicionin në vendin e parë me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke kërkuar titullin e parë të kësaj lige. Nga ana tjetër vajzat bardheblu u renditën në vendin e katërt me katër fitore e gjashtë humbje.

Më pas në orën 19:00 do të luhet gjysmëfinalja e dytë, ndërmjet vendëseve të Prishtinës dhe Penzës.

kale

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"