BASKETBOLL FEMRA/ Kualifikueset e Europianit, Shqipëria sfidon nesër Slloveninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 11:15

BASKETBOLL FEMRA/ Kualifikueset e Europianit, Shqipëria sfidon nesër Slloveninë

Shqipëria e basketbollit të femrave do të mbyllë fushatën e eliminatoreve të kampionatit europian me dy ndeshjet e fundit në Grupin D. 316551395_549369727195662_6322362100084650340_n

Vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajneres Mirza Alibegaj, janë nisur dje për në Ljubjanë, ndërsa nesër në orën 18:00 do të përballen me Sllovenin për ndeshjen e parafundit në grup. Ndërkohë të dielën në orën 17:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” do të jetë radha e ndeshjes së fundit, me Shqipërinë që pret kryesuesen e grupit, Turqinë.

Kujtojmë se në këtë fushatë eliminatoresh, Shqipëria ka regjistruar deri më tani katër humbje, të gjitha në shifra shumë të thella, që tregojnë vështirësitë e mëdha të basketbollit të femrave në vendin tonë. Një Kombëtare e përbërë nga lojtare gjysmëprofesioniste, të cilat konkurrojnë me elitën e basketbollit europian.

namPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"