Basketboll femra / Java e 16-të, ekipet e kreut nuk falin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:40

Basketboll femra / Java e 16-të, ekipet e kreut nuk falin në shtëpi

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka zhvilluar dje ndeshjet e javës së 16-të. Asnjë surprizë në tri takimet e luajtura, teksa Tirana, Partizani dhe Flamurtari nuk falën në shtëpi, duke koleksionuar fitoret e radhës në kampionat.

Collage Maker-23-Mar-2023-02-07-PM-6169

Sfida e parë e ditës ishte derbi i zhvilluar në sallën “Farie Hoti”, me Tiranën që mundi Studentin me rezultatin 78-51 (17-13, 18-17, 19- 6, 24-15).

Pas një pjese të parë të rivalizuar, vajzat bardheblu e bënë diferencën në gjysmën e dytë të ndeshjes, duke krijuar edhe shkëputjen decizive.

Aida Palko me 14 pikë, 11 ribaunde dhe 4 asiste si dhe Klea Verri me 23 pikë, 4 ribaunde dhe 2 asiste ishin lojtaret me rendimentin më të lartë në fitoren e Tiranës.

Për Studentin spikati Xhensika Toska me 19 pikë, 4 ribaunde dhe po kaq asiste.

1

Partizani gjithashtu vijon serinë e fitoreve, teksa këtë herë të kuqet mundën Vllazninë me rezultatin 81-66 (20-20, 10-11, 26-18, 25-17).

Sfida e zhvilluar në “Asllan Rusi” ishte interesante në pjesën e parë, me shkodranet që shkuan në pushim me 1 pikë epërsi. Por me rikthimin në parket, skuadra e Eliverta Bujarit e rriti ndjeshëm lojën, duke vulosur fitoren.

Lojtarja e ndeshjes ishte Rahema Franklin, autore e 24 pikëve për Partizanin. Për Vllazninë nuk mjaftoi ndeshja e shkëlqyer nga Ingrit Dashja, protagoniste e 18 pikëve, 13 ribaundeve dhe 8 asisteve.

2

Në sfidën tjetër, Flamurtari kryesues nuk u “kursye” përballë Barletit të vendit të fundit, teksa i mundi vajzat e reja universitare me rezultatin 120-60 (35-2, 29-10, 24-14, 32-34).

Një ndeshje pa histori, për të cilën flet qartë perioda e parë, me vlonjatet që shënuan 35 pikë, ndërsa Barleti vetëm 2. Lojtarja e ndeshjes ishte Analyss Benally, me 37 pikë për vlonjatet.

3

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"