BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari mposht Vllazninë, vlonjatet rikthehen të parat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 9:54

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari mposht Vllazninë, vlonjatet rikthehen të parat

Me ndeshjen e djeshme ndërmjet Flamurtarit dhe Vllaznisë është mbyllur edhe java e 19-të në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Pasi ia kishin lëshuar kreun për më pak se 48 orë Tiranës, vlonjatet janë rikthyer në vendin e parë.

flamurtari basket fermra

Skuadra e trajnerit Agim Dalipi nuk fali në shtëpi, teksa i mundi shkodranet me rezultatin 76-58. Perioda e parë ishte me shumë rivalet, fraksion që u mbyll 21-19 për Flamurtarit. Vendëset patën një epërsi të lehtë edhe në çerekun e dytë, duke fituar 17-14, për të shkuar në pushim me avantazhin e përgjithshëm 38-33. Më pas vlonjatët shpërthyen në periodën e tretë, duke fituar 24-9, për të krijuar shkëputjen vendimtare të ndeshjes, teksa morën kryesimin 62-42 pas 30 minutash.

Vllaznia mori çerekun e fundit 14-16, ndërsa e gjithë sfida u mbyll me 18 pikë avantazh për bregdetaret. MVP u shpall Asia Henderson me 31 pikë dhe 13 kërcime për Flamurtarin, ndërsa për Vllazninë spikati e zakonshmja Bernarda Reshpja me 26 pikë e 9 kërcime.

E.SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"