BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari merr suksesin e pestë, Vllaznia mund Studentin në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 19:15

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari merr suksesin e pestë, Vllaznia mund Studentin në kryeqytet

Flamurtari vazhdon marshimin me pikë të plota në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Vlonjatet siguruan fitoren e pestë në po kaq ndeshje të zhvilluara, teksa mundën Teutën në Durrës me rezultatin 56- 63 (14-16, 17-18, 12-12, 13- 17).

partizani tirana basket femra

Takimi i luajtur të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ishte interesant, kjo edhe për meritë të skuadrës vendëse, por eksperienca dhe kualiteti më i lartë i ekipit që drejtohet nga trajnerja Elona Hasanaj bëri diferencën. Me 18 pikë dhe 15 kërcime, amerikania Henderson udhëhoqi vlonjatet si lojtarja MVP e ndeshjes. Për Teutën më e mira ishte gjithashtu një amerikane, Davis, me 20 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Vllaznia gjithashtu mori një fitore shumë të rëndësishme për zonën “play off”, teksa mundi një rival direkt si Studenti. Vajzat kuqeblu triumfuan në kryeqytet me rezultatin 52-57 (11-13, 14-20, 13-14, 14-10) në një ndeshje shumë të luftuar. Protagonistja absolute në suksesin e shkodraneve ishte Bernarda Rreshpja, MVP e ndeshjes me 31 pikë, 8 kërcime dhe 1 asist. Për Studentin spikati Marina Pëllumbi me 22 pikë dhe 5 kërcime. Për sa u përket dy takimeve të tjera, Partizani mundi Barletin 114-25 në sfidën hapëse të javës, zhvilluar më 8 nëntor. Ndërsa Tirana mposhti Elbasanin 98-53 të premten në “Farie Hoti”.

B A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"